Pioli: Milan është skuadër me zemër

Stefano Pioli e pranon se Milani nuk e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë, por tregoi zëmër duke arritur ta barazojë rezultatin nga dy gola diference.

 

Kuqezinjtë arritën të mbajnë rezultatin pozitiv duke mos pësuar ende humbje në Seria A, pas barazimit me Parman dhe vazhdojnë të jenë në krye të tabelës me 27 pikë, raporton Gazeta Express.

Pioli i lavdëroi lojtarët e tij për karakterin luftarak që treguan edhe pasi që ishin në disavantazh të dy golave.

 

“Sa i përket lojës, për herë të parë do të thosha që nuk kishim qasjen e duhur dhe ishim pak të ngadaltë. Parma doli shumë mirë përpara, ne mund të kishim barazuar më herët, por ky është një ekip me zemër dhe dëshirë. Është mirë”, tha Pioli.

“Ne donim të fitonim dhe kishim shanset për ta bërë këtë. Parma kishte dy goditje në portë, por ne gjithashtu bëmë gabime në ato dy gola.”

“Ne kishim shumë shanse dhe duhet të kishim shënuar më herët, mund të ketë qenë një lojë ndryshe nëse do të kishim shënuar, por mbetet një hap i mirëfilltë pozitiv përpara për sa i përket mentalitetit dhe karakterit për ta rikthyer këtë në rrugën e duhur”, vazhdoi Pioli.

Advertisement

“Ndjesia që kam është se ekipi nuk është i kënaqur me barazimin, dhe kjo do të thotë që ne presim më shumë nga vetja dhe po ngremë lart. Ne kishim cilësinë, inteligjencën dhe intensitetin për të sjellë në shtëpi një pikë të rëndësishme.”

“Milani nuk ka qenë në Ligën e Kampionëve për një kohë të gjatë, është e drejtë që ekipi është ambicioz dhe dëshmoi se mund ta luftojë atë me të gjithë, kështu që ne thjesht duhet të vazhdojmë kështu”, theksoi trajneri italian.

Milan ndeshjen e radhës do të takohet me Genoan në udhëtim, ndërsa sot pret edhe shortin për kundërshtarin e ardhshëm të Evropaligës./Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like