Pilotit i bie të fikët gjatë fluturimit, avioni i nisur drejt Athinës bën ulje të detyruar

Një avion i nisur nga Londra dhe me destinacion Athinën, i është dashur të bëjë një ulje emergjente në Zyrih.

Sipas informacioneve, vendimi i pilotit që drejtonte avionin u mor kur tjetrit pilot në kabinë i ra të fikët.

Rreth 3.5 orë pas fillimit të fluturimit më 26 dhjetor, bashkë-piloti u detyrua ta kthente avionin në Heathroë. Por në momentin që i ra të fikët, ai u detyrua të ulej në Zyrih për pesë orë, para se fluturimi të vazhdonte për në Athinë.

Sipas Daily Mail, pasagjerët arritën nëntë orë më vonë në “El. Venizelos”. Piloti i sëmurë u dërgua në një spital në Zyrih, ku iu nënshtrua një kontrolli.

Advertisement

Një burim britanik i tha Daily Mail se piloti e konsideroi situatën shumë serioze që vendosi të bëjë ulje të detyruar. Sidoqoftë, nuk ka asnjë çështje se kemi të bëjmë me koronavirus, dhe konsiderohet e zakonshme që pilotët të sëmuren papritmas.

Deri më tani, shkaku i sëmundjes së pilotit nuk është sqaruar, ndërsa një zëdhënës i kompanisë siguroi se nuk kishte rrezik për sigurinë e pasagjerëve.

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like