Breaking News :

nothing found
08-06-2023

Xhaferi: Ligji për regjistrimin e popullsisë pas 18 janarit do të vendoset në seancë

Advertisement

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në një takim me gazetarët tha se pandemia ka ndikuar dhe e ka rënduar punën e shtëpisë ligjvënëse.

Ai tha se si rezultat i realitetit të ri, u anuluan edhe zgjedhjet kuvendare, ndërsa foli edhe për ligjin për regjistrimin e popullsisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me ligjin e ri për regjistrimin, ai do të vendoset në seancë pas 18 janarit. Ligji i përmbush kushtet për zbatimin e regjistrimit, ndërsa zbatimi i plotë do të varet nëse deputetët do të dorëzojnë amendamente dhe puna praktike në terren”, tha Xhaferi.

Ndryshe, Kuvendi do të vazhdojë me punë pas 11 janarit, ndërsa seanca e re do të caktohet për më 18 janar./Express/

Advertisement

Read Previous

Pilotit i bie të fikët gjatë fluturimit, avioni i nisur drejt Athinës bën ulje të detyruar

Read Next

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”