• 25-02-2021

OBSH-ja kundër vaksinimit të detyrueshëm

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se vaksinimi kundër COVID-19 nuk duhet të bëhet i detyrueshëm, përveçse në rrethana specifike profesionale.

“Ardhja e vaksinave është një lajm i mirë”, tha Michael Ryan, kreu i OBSH-së për Urgjencat Shëndetësore, në një konferencë shtypi, duke theksuar se është e nevojshme të shpjegohen më mirë përfitimet nga vaksinat, sesa të bëhet i detyrueshëm vaksinimi.

Nga ana e tij, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri thirrje vendeve që planifikojnë të marrin vaksinat në javët dhe muajt e ardhshëm, që të vaksinojnë në përparësi ata që kanë më shumë nevojë, sepse fillimisht numri i vaksinave do të jetë i kufizuar/BalkanWeb

Read Previous

Dimitrov: BE në mars do të jap dritë jeshile për hapjen e negociatave

Read Next

Pipero për karantinën: Një person që kalon 7 ditë nuk është më infektues

%d bloggers like this: