Pipero për karantinën: Një person që kalon 7 ditë nuk është më infektues

Në një kohë kur kur disa vende, mes të cilave edhe Italia dhe SHBA e kanë shkurtuar kohën e karantinës së Covid, duket se mjekët janë të bindur kur thonë që  pas ditës së shtatë të shfaqjes simptomave, virusi nuk është më infektues.

Mjeku pëllumb Pipero tha se të dhënat dëshmojnë që periudha mesatare e infektimit është 5-7 ditë.

Pipero: Unë kam kërkuar që karantina të jetë 7-10 ditë. Të dhënat dëshmojnë që periudha mesatare e infektimit është nga 5-7 ditë, por karantina ngeli 14 ditë nga shumë të panjohura që kishim në fillim.

Fevziu: Një person i infektuar me Covid, ditën e 8-të infekton?

Advertisement

Pipero: Në opinionin tim, një person që ka kaluar 7 ditë nuk është më infektues, edhe pse ka tampon pozitiv. Është e vërtetuar shkencërisht që ky virus qëndron në rrugët e sipërme të frymëmarrjes nga 4-96 orë dhe kjo kohë përkon me periudhën asimptomatike të sëmundjes. Përtej 7 ditëshit mundësia për të infektuar është e vogël./Opinion.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like