Nis blerja e 706 ton duhan tepricë, Hoxha: Premtimi i dhënë është përmbushur

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekoonomisë së Ujërave, arjanit Hoxha, ka njoftuar përmes një statusi në Facebook, se Kombinati i Duhanit Prilep, sot ka paguar prodhuesit e duhanit nga të cilët ishte blerë duhani i tepërt.

Postimi i plotë:

Kombinati i Duhanit Prilep, sot ka paguar prodhuesit e duhanit nga të cilët ishte blerë duhani i tepërt.
Një total prej 706 tonë tepricë duhani nga korrja e vitit të kaluar u grumbulluan nga Kombinati i Duhanit, kurse duke filluar nga dita e sotme mjetet finaciare të destinuara për këtë, janë në llogaritë e prodhuesve të duhanit.
Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u siguruan mjete financiare nga buxheti i shtetit, përmes programit Covid, që kapin vlerën prej 100,000,000.00 denarësh, të destinuara për Kombinatin e Duhanit SHA Prilep në mënyrë që të paguhet me kohë duhani tepricë i grumbulluar.
Prodhuesit e duhanit i morën mjetet financiare të premtuara. Premtimi i dhënë është përmbushur, në kohën më të shkurtër të mundshme, ka shkruar ministri Hoxha./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like