Ngjarjet e 27 Prillit, Flet ish-presidenti IVANOV

Lëvizjen “Për Maqedoni të përbashkët” e kam përkrahur publikisht por nuk është e vërtetë se kam dashur të shpall gjendje lufte – ka deklaruar ish-Presidenti Gjorge Ivanov, në dëshminë për lëndën “Organizatorët e 27 Prillit” që ka të bëjë me dhunën në Kuvend në vitin 2017.

“Këtë për gjendjen e luftës e ngriti një javore me një shkrim një javë para 27 Prillit. Ishin spekulime. Situatë lufte shpall Kuvendi me dy të tretat e votave. Nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet këtë mund ta bëjë Presidenti por kjo duhet të konfirmohet nga Kuvendi” – ka deklaruar Ivanov duke shtuar se si shef I atëhershëm I shtetit, nga asnjë shërbim nuk ka pasur informata për paralajmërime për hyrje të organizuar në Kuvend.

Advertisement

Deri më tani, si dëshmitarë të mbrojtjes në këtë rast, kanë dëshmuar hendbollisti Borko Ristovski, ish-Shefi I BSP-së, Mitko Çavkov, ish- Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska kurse në listën e mbrojtjes si dëshmitarë janë 40 persona. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like