Breaking News :

nothing found
10-06-2023

REKORD/ Ja sa qytetarë kanë aplikuar për ta marr vaksinën anti-covid

Advertisement

Gjithsej 23.924 qytetarë deri më tani janë paraqitur përmes aplikacionit onlajn për vaksinim kundër Kovid-19, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.

Uebfaqja u lëshua në funksion dje dhe në të mund të paraqitet çdo qytetar me atë që sistemi do të jetë ai i cili do të gjenerojë se cilët qytetarë do të kenë prioritet.

Përveç në këtë mënyrë, paraqitja për vaksinim do të mund të bëhet edhe përmes mjekëve amë perms sistemit “Termini im”.

Institucionet kompetente konfirmuan si do të zhvillohet procesi i vaksinimit. Në grupin e parë janë punonjësit shëndetësorë dhe personat mbi 70 vjeç.

Rreth 8000 vaksina të parat nga kompania “Fajzer” të cilat na i ofroi Serbia pritet të arrijnë në ditët në vijim, ndërsa nga mesi i muajit priten edhe 200 mijë vaksina nga “Sinofarm” nga Kina. Në vend duhet të arrijnë edhe doza shtesë nga “Fajzer” të cilat janë siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me kompaninë, si dhe doza perms sistemit Kovaks.

Advertisement

Read Previous

Ngjarjet e 27 Prillit, Flet ish-presidenti IVANOV

Read Next

Kjo është shtëpia që veterani i UÇK-së e ka hedhë në shitje për ta ndihmuar Hashim Thaçin (Foto)