




Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes Facebookut ka njoftuar se sot kanë arritur 30.000 doza të vaksinës “Sinovac” donacion nga Turqia.
Sipas Ministrit, vaksinat në afat sa më të shkurtër do të distribuohen në punktet e imunizimit gjithandej vendit.
“Edhe një herë shpreh falënderimin për Republikën e Turqisë dhe Presidentin Rexhep Taip Erdogam për mbështetjen, por para së gjithash për dërgesën e shpejtë të sasisë së premtuar që për ne ka shumë rëndësi” – ka shkruar Ministri Shëndetësisë Venko Filipçe në FB. /KlanMacedonia/
Advertisement
Advertisement
Advertisement