Nëse vazhdojnë ahengjet, rikthehen kufizimet!

Ndonëse janë paraqitur dy raste të variantit indian në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë vlerëson se nuk duhet të kthehen masat shtrënguese. Me lirimin e masave, nëpër lokale gjatë fundjavës janë vërejtur ahengje të shumta, mirëpo për ministrin Venko Filipçe kjo nuk paraqet rrezik.

“Në këtë situatë, në këtë periudhë, nuk do të rekomandojmë masa shtesë restriktive, për të parandaluar përhapjen eventuale të një variant eventualisht më të transmetueshëm. Nëse ato takime janë në përputhje me lirimin e masave, gjithsesi kemi protokolle dhe ato thonë që të mos stërmbushen vendet e mbledhjeve, të jetë 50% e kapacitetit. Vlerësoj se nuk ka hapësirë për dyshim se mund të jetë burim i infeksionit. Ka pasur edhe deri tani vende ku janë grumbulluar qytetarë, të rinj etj. Përsëris në momentin e parë kur do të detektojmë rrezik të tillë do të vendosim masa”, deklaroi Filipçe.

Ende nuk dihet nëse vaksinat anti-covid mbrojnë edhe nga varianti indian, i cili përhapet shumë më shpejtë se mutacionet e tjera të Covid-19.

“Ende nuk ka analiza të mjaftueshme askund në botë, që ta dimë se si është rreziku nga infeksioni ose a mund të sëmuren personat që tashmë janë vaksinuar. Ajo që dihet deri tani është se rreziku për t’u infektuar personat e imunizuar, është shumë i ulët”, shtoi më tej ai.

Tre ditët e kaluara pikat e vaksinimit kanë qenë të mybllura. Filipçe thotë se kjo nuk është rezultat i mungesës së vaksinave por për shkak të festës, mirëpo kështu nuk mendon edhe opozita. Koalicioni ASH-AAA, akuzon qeverinë për keqmenaxhim të situatës me Covid.

Advertisement

“Ndodhemi para Qendrës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup e cila është edhe punkti kryesor dhe më i madh në vend për vaksinimin masiv të popullatës. Jo vetëm kjo qendër, por edhe të gjitha tjerat tre ditë me radhë gjatë uikendit të zgjatur u mbyllën, që ne si Koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e vlerësojmë si hap të gabuar, amator dhe shumë i rrezikshëm. Ky hap i pamatur i Ministrisë të Shëndetësisë detyroi shtetasit e saj që në rolin e vaksina-turistëve të vaksinohen në shtetet e regjionit duke harxhuar mjete dhe kohë edhe pse i paguajnë kontribute shtetit të tyre amë”, tha Bekim Tateshi – ASH.

Reagime ka pasur edhe nga opozitarja VMRO-DPMNE, të cilët theksojnë se qytetarët kanë bërë shpenzime të dyfishta ngaqë janë detyruar të shkojnë në Serbi për vaksinim.
Këtë javë nëpër pikat për imunizim do të shpërndahen 4 mijë vaksina me të cilat disponon MSH si dhe 11 mijë vaksina që pritet të mbërrijnë brenda ditës, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen se a kemi vaksina aktualisht.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like