Ëndrra e kriptomonedhave për t’i shpëtuar sistemit global financiar po shkatërrohet

Estimated read time 2 min read

Që kur figura misterioze e njohur si Satoshi Nakamoto krijoi bitcoin gjatë krizës financiare të 2008-ës, kriptomonedhat vetëm sa janë shumëfishuar. Sot ka me mijëra prej tyre në qarkullim me emra intergalaktikë si: Libra, Ethereum, Stellar, Auroracoin. Edhe pse ndryshojnë në brandim, pothuajse të gjitha ndajnë një fantazi të përbashkët: për të hequr qarkullimin e parasë nga duart e politikanëve dhe anashkaluar institucionet financiare të cilat qeverisin lëvizjen e parasë në Tokë. Por kohët e fundit është bërë e qartë se kriptomonedhat nuk mund ti ikin dot asnjë prej këtyre.

Në të vërtetë, ëndrra liridashëse e mbështetësve më të hershëm të kriptomonedhave ka filluar të vd*esë pikërisht në momentin kur kriptomonedhat kanë filluar të bëhen një normalitet. “Stablecoins” janë të lidhur ngushtë me vlerën e parave reale, ndërsa Rezerva Federale Amerikane po zhvillon monedhën e saj dixhitale. Banka Zgjidhjeve Ndërkombëtare ka shprehur mbështetjen e saj për bankat qendrore për herë të parë. Këto zhvillime i kanë prerë hovin idesë e së një paraje që nuk kontrollohet nga asnjë shtet. Madje edhe njohja e bitcoin si monedhë zyrtare nga shteti i El Salvadorit është kritikuar ash*për sepse po detyron qytetarët të pranojnë kriptomonedhat dhe ce*nuar të drejtën e tyre për të zgjedhur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like