Maqedoni/ Të hënën priten masa të reja nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse

Të dielën priten të arrijnë 3 mijë dozat e para të vaksinave përmes postës DHL. Kështu deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev. Ai gjithashtu tha se tani më kanë informacione edhe nga mekanizmi Kovaks, ndërsa presin që dozat e para të arrijnë në fund të këtij muaji. Kreu i Qeverisë potencoi se kanë edhe oferta të reja me kompaninë Astra Zeneka, kurse sot do të bisedojë më përfaqësuesit britanik, nëse do të munden për 8 deri në 10 ditë të arrijnë edhe ato vaksina.

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut
“Kanë arritur edhe informacionet nga Kovaks që do të arrisin sasit e para, deri në fund të kuartalit të parë, kjo do të thotë deri në fund të këtij muaji, me shumë mundësi edhe ato janë mes 20.000 apo 30.000 vaksina që do të arrijn, kështu që në muajin mars do të fillojë vaksinimi masiv, përmes punjonjësve shëndetësor, normalisht ashtu si është në protokollet”

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like