Në Gjermani, vaksina do të jetë parakusht për të marrë pjesë në koncerte

Kompania gjermane për shitjen e biletave për koncerte dhe ngjarje të tjera “CTS Eventim” synon të kushtëzojë të gjithë ata që duan të shkojnë në koncerte të jenë të vaksinuar me vaksinën anti-covid, shkruan nmk-post.

“Kur ka mjaft vaksina, dhe kur të gjithë mund të vaksinohen, atëherë organizatorëve të ngjarjes duhet t’u jepet mundësia që vaksinat të bëhen kusht për të marrë pjesë në ato ngjarje,” tha Klaus-Peter Schulenberg, kreu i “Eventim”.

Advertisement

Ai i tha gazetës ekonomike “Wirtschaftswoche” se kompania e tij tashmë ka krijuar parakushtet e duhura teknike./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like