Nano i quan talebanë shqiptarët që reaguan kundër këngëtarit sërb

Estimated read time 2 min read

AktualitetE sulmuan se i doli në mbrojtje Bregoviç, Mustafa Nano: Jeni talebanë, pirdhuni
Analisti Mustafa Nano ka reaguar sërish, e kësaj here ashpër lidhur me temën e muajit; ardhjen e këngëtarit serb në Korçë, Goran Bregoviç. Ky reagim vjen pas të parit ku Nano doli hapur në mbrojtje të artistit serb.

Ai ka bërë një paralelizëm në Facebook-un e tij, të shqiptarëve “mendje-hapur” siç e konsideron ai veten dhe shqiptarëve “trushpëlarë”, me afganët që duan liri dhe drejtësi e talebanët që i vrasin në mënyrë mizore.
Sipas Mustafa Nanos, këta shqiptarë “trushpëlarë” janë si talebanët në Afganistan, që nuk e duan shtetin e së drejtës, liritë e individit apo kulturën e sende të tjera.

Ai thotë se vetë i përket anës së shqiptarëve të “mirë”, ndaj i kërkon “sulmuesve” që të mos jenë pjesë e faqeve të tij në rrjete sociale, duke u distancuar prej tyre.
Postimi i plotë
Pas largimit të amerikanëve prej Afganistanit, talebanët janë duke i rimarrë qytetet një e nga një. Sot morën Ghazni-n, një qytet të rëndësishëm në rrugën drejt Kabulit. Është e sigurt që edhe Kabuli do të bjerë shumë shpejt në dorë të tyre. Sepse talebanët kanë motivacione të mëdha. Luftojnë për ide në të cilat besojnë. Luftojnë për Sherihatin, luftojnë kundër të pafeve, luftojnë kundër “degjenerimit” perëndimor, luftojnë që gratë të mbeten të mbuluara etj., etj. Ndërsa pala tjetër, afganët e tjerë, janë duke luftuar për gjëra, të cilat nuk kanë lidhje me ta, siç janë shteti i së drejtës, demokracia, liria e fjalës, të drejtat e njeriut. Kjo është një ndeshje e pabarabartë, fundi i së cilës është i ditur. Afganistani u përket talebanëve…

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like