Hoxha: Partizimi dhe politizimi i Marrëveshjes Ohrit vështirëson ndërtimin e kohëzionit ndërtnik

Estimated read time 2 min read

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë, Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha ka shkruar se Marrëveshja e Ohrit është Marrëveshje Historike që solli paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon, përcjell NMK-post. Hoxha më tej ka shkruar se të gjithë aktorët politik dhe socio-ekonomik ne RMV duhet të punojnë komform frymës dhe praktikave të instaluara të kësaj marrëveshje historike për vendin. Poashtu, minsitri Hoxha nuk ka marr pjesë në ceremonin e shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Më poshtë ju sjellim statusin e plotë…

Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje historike që solli paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, por mbi të gjitha krijoj një perspektivë të re të zhvillimit të proceseve politike duke qenë materie e gjallë për ruajtjen e kohezionit ndëretnik dhe duke imponuar vlerat e integrimit brenda shoqërise por edhe të shtetit në strukturat euro-atlantike.
Sot kur përkujtojmë 20 vjetorin e nëshkrimit të kësaj marrëveshje duhet që të gjithë aktorët politik dhe socio-ekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut të punojnë konform frymës dhe praktikave pozitive të instaluara të kësaj marrëveshje historike për vendin.
Partizimi, përvetsimi dhe politizimi i Marrëveshjes së Ohrit vështirëson ndërtimin e kohezionit ndëretnik dhe brenda etnik, dhe jo vetëm por krijon edhe ndjenjën e eksluzivitetit të subjekteve të caktuara politike. Prandaj, të gjithë duhet të punojmë në tejkalimin e këtyre pengesave që ndonjëherë paraqiten pa qëllim por ndonjëherë keqpërdoren qëllimshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like