Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit në Tetovë vendos shpesh kalimtarët në rrezik

Pamjet e këtilla me mos dhënie të përparësisë në viza të bardha për kalimtarët janë të shpeshta këtu në rrugët e Tetovës. Edhe më të shpeshta janë mungesat e vizëbardhave ose fshirja e tyre si pasojë e ngjyrës jo kualitative, gjë kjo që rrugët në qytetin e Tetovës, i bën ende më të rrezikshme për kalimtarët. Për pasojë, nga SPB Tetovë thonë se për vetëm një vit, kanë humbur jetët dhjetë kalimtarë në rrugë”.

Gjatë vitit 2020 ka regjistruar dhjetë viktima në rajonin që mbulon. Krahasuar me vitin e 2019, kur SPB Tetovë, kishte regjistruar 14 viktima në aksidente. Apelojmë deri tek qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit që të respektojnë rregullat e trafikut kur lëvizin nëpër rrugë regjionale apo magjistrale si këmbësorë të lëvizin në kundërshtim me lëvizjen e automjeteve që të kenë dukshmëri të mirë ndaj veturave që lëvizin në drejtim të tyre- deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Banorët ankohen se kjo ndodh më madje edhe ku policia është vetëm disa metra larg udhëkryqit, siç ishte rasti që kapi kamera.

Ka shoferë të mirë që respektojnë vijat e bardha por ka edhe të atillë që nuk i respektojnë. Vozitësit duhet të bëjnë kujdes por edhe vija të bardha duhet të ketë se ka vende ku nuk duken vijat janë fshirë, kështu që duhet të ketë vija të bardha në çdo udhëkryq”.

Advertisement

Rrezikohemi mjaft, sidomos të vegjlit rrezikohen mjaftë. Njëherë duhet të rritet vetëdija e vozitësve pastaj edhe policë, nëse ka vetëdije nuk ka nevojë për policë”.

Kalimtari kur e vendos këmbën në rrugë duhet të ndërpritet makina dhe të jep përparësi, kalimtari ka përparësi, edhe pse të dyja palët i kanë fajet. Problemi është se edhe organet që i kemi për mbajtje të rendit duhet të jenë më syçelë, sepse zakonisht me vonesë reagojnë dhe ndodhin fatkeqësi e ngatërresa”.

Rastet më të shpeshta të aksidenteve të kalimtarëve, janë nëpër fshatrat e Pollogut, ku viza të bardha nuk ka pothuajse në asnjë vendkalim për këmbësorët, ndërsa shenjat vertikale për kufizimin e shpejtësisë  nuk janë vendosur nëpër rrugë. Për pasojë, ditë më parë në fshatin Sllatinë ka humbur jetën një person, i cili është goditur nga makina.

Bashkim Sulejmani

Advertisement
Advertisement

You May Also Like