ASH: Spasovski po iu mbanë ligjërata si kalamajve të vegjël

Aleanca për Shqiptarët në një kumtesë dërguar mediave ka reaguar në lidhje me dënimet e zyrtarëve të BDI-së, për mos mbajtje të maskës në festimin e ditëlindjes së Ahmetit.

Nga kjo parti thonë se Spasovski po iu mban ligjërata si kalamajve të vegjël.

Kumtesa e plotë e Aleancës për Shqiptarët

“Mjaft luajtët me fatkeqësinë e qytetarëve në këtë kohë krize ekonomike dhe varfërie, duke ua nxjerr para syve atyre dënimet, herë 10 euro e herë 20 euro dënime që duhet paguar nga zyrtarët e BDI me rastin e shkeljes së masave mbrojtëse kundër Covid 19!

Këto 10-20 Euro zyrtarëve që janë bërë milioner e dimë se nuk ua prishin rahatinë. Ju me kaq e bleni një votë, ju harxhoni qindra mijëra Euro vetëm për një këngë, për një drekë, darkë, ahengje private. Përgjegjësia e një bartësi të një funksioni publik është vetëm morale. E dimë që se keni një të tillë. Sikur ta kishit moralin sot do të ishit të dorëhequr, sikur ta kishit moralin nuk do të lejoni që Ministri i Policisë Oliver Spasovski t’ju mbaje ligjërata sjellje dhe mirësjellje si kalamajve të vegjël”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Advertisement

E për rastin në fjalë ministri Spasovski tha: “Janë shqiptuar sanksione kundërvajtëse në vlerë monetare, për të gjithë funksionerët që ishin në tavolinë pa maska, pa marrë parasysh a janë ministra, zv/ministra ose drejtora, sepse nuk kanë respektuar protokollet që ne i kemi vendosur. E dini se është paralajmëruar edhe kontroll i jashtzakonshëm inspektues nga Inspektorati i punës” – deklaroi Spasovski

Advertisement
Advertisement

You May Also Like