Breaking News :

nothing found
16-08-2022

Me 9,4 milion euro borxh, Komuna e Tetovës është komuna me borxhin më të madh në Maqedoni

Advertisement

Komuna e Tetovës është komuna me borxh më të madh në vend. Në storien hulumtuese në kuadër të projektit “Së bashku në luftën kundër korrupsionit”, i cili është financuar dhe mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, tregon se Tetova, së bashku me komunat e Ohrit dhe Karposhit janë në krye të komunave me borxhin më të madh. Kjo konfirmohet nga lista e fundit e borxheve e publikuar nga Ministria e Financave, e cila thotë se që nga tremujori i tretë i vitit 2020, borxhi i Komunës së Tetovës në Shtator 2020 arriti në 9.4 milion euro.

Komuna e Tetovës konfirmon se llogaria e tyre bankare ndonjëherë mund të bllokohet, por, siç thonë ata, zakonisht zgjat një periudhë të shkurtër dhe me hyrjen e fondeve ajo zhbllokohet menjëherë.

Mund të shihet gjithashtu se për tre muaj, dmth nga qershori deri në shtator, komuna ka huazuar 1.4 milion euro.

Në vendin e dytë për sa i përket borxhit është komuna e Ohrit, me një borxh prej 6.7 milion euro, dhe komuna e Karposhit që ka borxh prej 5.2 milion euro. Por, tek shumica e komunave në vend, situata nuk është aspak më e mirë.

Madje 70 nga gjithsej 80 komuna në vend kanë raportuar detyrime të papaguara dhe për arsye të ndryshme. Kjo do të thotë që 87.5% e të gjitha komunave në vend përballen me probleme financiare për servisimin e rregullt të detyrimeve. Në tremujorin e tretë të këtij viti, detyrimet e papaguara të të gjitha komunave në vend kanë arritur në 63,892,100 euro. “Analiza krahasuese e situatës me tremujorin e dytë tregon një rritje të detyrimeve të papaguara me 13 milion euro,” thuhet në studim./Portalb

Advertisement

Read Previous

Kur merr fund pandemia? OBSH-ja jep më në fund datën

Read Next

Sela: Masakra e Reçakut do të ngelet gjithmonë në kujtimet tona