Trump sfidon Twitter dhe Facebook, publikon platformën e tij të rrjeteve sociale

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, ka lançuar platformën e tij të rrjeteve sociale, disa muaj pasi u bllokua nga Twitter dhe Facebook.

Platforma “From the Desk of Donald J. Trump” shfaqet në www. DonaldJTrump.com/desk. Kjo platformë do të lejojë Donald Trump të postojë foto, video dhe komente.

Por ndjekësit e Trump nuk do të kenë mundësi të komentojnë në postimet e ish-presidentit, pasi kjo platforme nuk ua lejon.

Advertisement

Facebook dhe Twitter e bllokuan Donald Trump-in nga pkatformat e tyre pas thirrjeve të 6 janarit për protesta të dhunshme që bëri ish-presidenti, protesta të cilat kulmuan me “pushtimin” e Kapitolit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like