Sela: Masakra e Reçakut do të ngelet gjithmonë në kujtimet tona

Masakra e Reçakut do të ngelet gjithmonë në kujtimet tona!

Sot, 22 vite më parë, e gjithë bota u zgjua nga gjenocidi serb, në krye me Millosheciçin, ndaj 45 shqiptarëve të Kosovës.

Kjo ngjarje e tmerrshme, alarmoi gjithë botën diplomatike, për krimet që po bëheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe se duhej ndërrmarë masa që kjo sa më shpejt duhet të përfundoj.

Ishte ambasadori William Walker, të cilit i jemi falenderues gjithmonë, ai i cili e zbuloi dhe insistoi në diplomacinë botërore, që kjo masakër të jetë akti që do të ndaloj luftën dhe serbia të gjunjëzohet, e Kosova të shkojë drejtë Pavarsisë.

Advertisement

Lavdi të rënëve në Reçak! / ka shkruajtur në facebook lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

Advertisement
Advertisement

You May Also Like