Breaking News :

nothing found
19-08-2022

LLADROVCI: FITOJ NË DRENAS EDHE NËSE I KAM TRIDHJETË KUNDËR-KANDIDATË

Advertisement

Ramiz Lladrovci beson se ka punuar mirë në Drenas dhe për këtë ai nuk dyshon në fitoren e tij për zgjedhjet lokale të vjeshtës.

Madje, sipas tij “as 30 kandidatë”, nuk mund ta mposhtin.

Gjatë një interviste për KP u shpreh i bindur se do ta marrë edhe një mandat si kryetar në Komunën e Drenasit.

Por, Lladrovci tha se “kanë mundur të bëjnë edhe më shumë” gjatë këtij mandati.

“Qytetarët e Drenasit me aq sa unë kam informacione, janë shumë të kënaqur me punën tonë. Nëse më pyet mua a je ti i kënaqur me punën tënde, unë kisha me thënë që nuk jam sepse kemi mundur dhe mundemi të bëjmë shumë më shumë…As nuk e diskutoj, jam shumë i bindur që qytetarët më besojnë edhe për një mandat edhe nëse ata i nxjerrin edhe 30 kandidatë, unë jam i bindur që kundër të 30-ve fitojë veç vet”, tha ai.

Lladrovci i fitoi zgjedhjet lokale në vitin 2017, partia që e sfidonte më së shumti ishte NISMA Socialdemokrate. /Insajderi.com

Advertisement

Read Previous

Zaev: Regjistrimi i popullsisë do të zbatohet nga 1 deri 21 prilli

Read Next

Pirlo aprovon transferimin e sulmuesit Giroud në Juventus