Breaking News :

nothing found
10-06-2023

Masat e reja për udhëtim drejt Zvicrës

Advertisement

Duke filluar nga 1 shkurti, 16 vende dhe rajone të tjera do t`i shtohen listës së vendeve për karantinim në Zvicër.
Nga vendet fqinje, këto janë landi gjerman i Türingenit, landi austriak, Salzburgu, rajoni francez Provence-Alpes-Côte d’Azur dhe rajonet italiane Emilia-Romagna dhe Friuli-Venezia Giulia, raporton srf.ch.
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), detyrimi për karantinë me rastin e hyrjes në Zvicër zbatohet për 36 vende dhe zona.
Me vendimin më të ri, detyrimi i karantinës për udhëtarët që vijnë nga Danimarka, Kroacia, Serbia, Luksemburgu dhe Gjeorgjia zbatohet vetëm deri më 21 janar, transmeton albinfo.ch.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në këtë listë vazhdon të mbetet vetëm Mali i Zi.
Në vazhdim, lista efektive e karantinës që vlen nga 1 shkurti:

Andorra, Brazili, Estonia, Irlanda, Izraeli, Letonia, Libani, Lituania, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Panamaja, Portugalia, San Marino, Suedia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja Afrika e Jugut, Republika Çeke Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Qipro.

Advertisement

Read Previous

Mjeku shqiptar nga Gjermania argumenton pse vaksina ska asnje ndikim negativ mbi shtatzaninë

Read Next

Prej sot Kafenetë dhe restorantet do të punojnë deri në ora 21:00