Zaev: Regjistrimi i popullsisë do të zbatohet nga 1 deri 21 prilli

Kryeministri Zoran Zaev thotë se regjistrimi i popullsisë është nevojë dhe se i njëjti do të zbatohet nga 1 deri 21 prill. Sipas tij, tani ka Ligj për regjistrim, ndërsa regjistrimin e zbatojnë institucionet dhe është i obligueshëm.

“Regjistrimi duhet të zbatohet për shkak se është obligim dhe për shkak se jemi i vetmi shtet në evropë që s’ka bërë regjistrim, bashkërisht me Somalinë dhe disa vende tjera. Është e turpshme që pas 18 viteve të bëjmë eksperimet nëse duhet të kemi regjistrim në shtet ose jo”, thotë Zaev.

Advertisement

Ai shton se regjistrimi është për qytetarët dhe jo për partitë politike.

“Opozita thotë kur do të vijmë në pushtet, do të zbatojnë regjistrim regjistrim të ri. S’ka problem, për shkak se shteti në vitin 2031 sërish do të bëjë regjistrimin dhe atëherë do të shohim kush do të jetë në Qeveri”, tha Zaev.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like