Lëvizja “Boll Më” akuzon EVN-në për diskriminim

Lëvizja “ Boll më” ka akuzuar EVN se që 11 vite diskriminon qytetarët në baza nacionale. Sipas tyre tek konsumatorët shqiptarë orëmatës janë të vendosur jashtë oborrit, ndërsa tek ata maqedonas ndodhen brenda oborrit të tyre. Akuzat e tyre i kanë ilustruar edhe me tre video të bëra në një rrugë të banuar vetëm me shqiptarë, një vetëm me maqedonas dhe një ku banojnë disa komunitete. Pjesëtaret e kësaj Lëvizje thonë se herë pas herë ka pasur raste kur orëmatësi e konsumatorëve shqiptarë, që EVN i ka vendosur jashtë pronës së tyre, janë dëmtuar nga persona të panjohur. Dëmi gjithmonë i është faturuar personit në emrin e të cilit figuron ai sahat matës, thotë Krenar Osmani.

Ne i marrim si shembull tre rrugë të Tetovës, por si këto kemi qindra raste në çdo qytet, në Kumanovë, Çair, Gostivar, Tetovë, Kërçovë, Strugë, Dibër. Diskriminim në pikë të diellit, ditë e m’drekë. Diskriminim, i cili bëhet nga EVN-ja, por me lejen e Zaevit dhe KRRE-së. Si ka mundësi të që të bëhet ky stigmatizim kolektiv, damkosje kolektive e shqiptarëve në shekullin 21?! Domethënë këta e bëjnë shkeljen e Kushtetutës me dy këmbë – tha Krenar Osmani- Lëvizja “Boll më”.
Osmani tha se video dëshmia e tyre do të shërbejë si provë, pasi paralajmëruan Padi Penale ndaj EVN-së, KRRE-së dhe kryeministrit Zaev. Ndërsa kërkuan nga Prokuroria të reagojë pas prezantimit të kësaj prove.

Advertisement

Ndërkaq nga reagimi i EVN-së thuhet se, Sistemi i të dhënave i EVN Maqedoni nuk njeh nacionalitet. Në përputhje me veprimtarinë e kompanisë, sistemi ka të dhëna mbi konsumin e energjisë elektrike për çdo konsumator veçmas.

“Përparësia e konsumatorëve të cilët i posedojnë orëmatësit e rinj është se leximi bëhet me anë të pajisjes, e me këtë eliminohet çfarëdo gabimi njerëzor. Procesi i zëvendësimit të orëmatësve të vjetër me të rinj është në realizim e sipër. EVN ka detyrim ligjor që t’i ndërrojë orëmatësit e të gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e kompanisë energjetike./AlsatM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like