Grubi takon Halil Kastratin, bashkë u bëjnë apel Shqiptarëve që të regjistrohen

Sot zv.kryeministri i parë shqiptarë qëndroj për vizitë në Kosovë, ku u takua me disa politikan të Kosovës si dhe me humanistin e njohur Shqiptar nga Jetimat e Ballkanit, Halil Kastratin, përcjell nmk-post.com

Sfidat me të cilat përballet Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” por edhe procesi i regjistrimit që po zhvillohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku ishin temë e takimit mes zëvendëskryeministri të parë Artan Grubi dhe kryetarit të Shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

“Shoqata Jetimat e Ballkanit dhe Halil Kastrati janë simbol i humanitetit që nuk njeh kufi jo vetëm në Kosovë por edhe në mbarë Ballkanin dhe si shoqatë ka rrjetin më të organizuar të anëtarëve në mërgatë dhe i kërkova që të na ndihmojë përmes kësaj, ashtu siç ka ndihmuar shumë nevojtarë të kyçet dhe në këtë proces për mobilizimin e diasporës në regjistrimin e popullatës”, ka deklaruar Grubi pas takimit me Kastratin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like