Lampard: E shkuara ime në klub nuk do të thotë asgjë tani

Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard, ka folur për ecurinë dhe formën e “The Blues”, para ndeshjes ndaj Morecambe në kuadër të FA Cup.

Frank Lampard mohon se ndjen ndonjë lloj presioni, pavarësisht rezultateve të fundit dhe zërave në Angli që po thonë se shkarkimi i tij është i mundshëm, dhe në fakt është duke u konsideruar nga Chelsea, transmeton lajmi.net.

Strategu anglez thotë se realiteti dhe presioni gjithmonë ekziston dhe se ai e ka pritur këtë edhe më herët.

“E vetmja gjë për të cilën dua të përqendrohem është puna me skuadrën, nuk mund të kontrolloj gjithçka dhe sigurisht nuk dua të mbështetem në atë që ka ndodhur në të kaluarën”, tha ai.

“Siç e shoh unë, një muaj më parë isha gati për të fituar titullin, tani çdo gjë është negative, nuk mendoj për gjëra që nuk mundem ti kontrolloj”, shtoi ai.

“E kuptoj çfarë është futbolli. Unë i kuptoj kërkesat dhe pritjet. Kështu që nuk mendoj se kam fituar të drejtën për ndonjë gjë që më nxjerr nga ajo situatë. E tëra çfarë mund të bëj është të jem i sinqertë me mënyrën se si i shoh gjërat”, tha 42 vjeçari.

Advertisement

“Unë e kuptoj që duhet të bëhet gjithashtu edhe pozicioni në të cilin ndodhemi. Lojtarët e rinj patën një vit të vështirë vitin e kaluar dhe me lojtarët e rinj që erdhën këtë vit të cilët pritet të shfaqin paraqitje të mira, pra ka presion edhe për ta”, përfundoi Frank Lampard./Arbresh.info/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like