Komisioni do të mbyll të gjitha objektet hotelerike për festat?!

Komisioni për sëmundje infektive (KSI) gjatë javës së ardhëshme do të vendos për masat e reja anti-Covid19. Në opinion qarkullojnë informata se KSI Disa media në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë informuar se pritet të merren masa mjaft rigoroze. NMK-Post mëson se një nga masat që diskutohet ndërmjet anëtarëve të KSI-së në qetësi është mbyllja e plotë e lokaleve hoteljerike për periudhën e festave. Megjithatë, burimet e njëjta bëjnë të ditur se një masë e tillë, jo aq edhe popullore, nuk ka përkrahje në Qeverinë e RMV-së, dhe si e tillë do të shkaktonte shumë pakënaqësi në fellën e hoteljerëve të cilët presin rritje të punës pikërishtë në ditët e festave. I njëjti burim tregon se mendimet për këtë çështje brenda anëtarëve të KSI-së janë të ndara, ndërsa një vendim i tillë do të varet nga situata në fillim të javës së ardhëshme.

Nga KSI kanë lënë të kuptohet se është e mundur të futen masa më të rrepta gjatë festave të ardhshme dhe mënyrës se si funksionojnë objektet hotelierike për të parandaluar përhapjen e infeksionit, dhe në të njëjtën kohë nuk theksohet se anëtarët e Komisionit janë gjithashtu për një “bllokim” të plotë. Situata do të analizohet brenda javës së ardhëshme, kështu që do të vendoset nëse orari i punës do të ndryshojë apo do të ketë ditë kur nuk do të ketë punë.

Advertisement

Gjithashtu është theksuar se disa nga anëtarët e këtij Komisioni janë pro mbylljes së plotë të të gjitha ambienteve hotelierike nga 31 Dhjetori deri më 8 Janar në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksionit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like