KE: Vaksina ruse Sputnik V nuk do të distribuohet në BE

Vendimi i autoriteteve hungareze të lejojë vaksinën kundër koronavirusit “Sputnik V” nuk ka të bëjë me territorin e BE-së, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Bashkimi Evropian rekomandon që të gjitha vaksinat që u ofrohen qytetarëve evropian të miratohen nga Agjencia evropiane për ilaçe.

Advertisement

“Për shkak të urgjencës, vende të caktuara mund të autorizojnë përdorimin e vaksinës në territorin e tyre dhe ta shpërndajnë atë tek qytetarët e tyre. Por ne jemi për transparencë maksimale të procedurave të lidhura me vaksinat”, tha zëdhënësi.

Komisioni Evropian ka theksuar se shteti është përgjegjës i vetëm për vendim të kufizuar të përkohshëm në raste urgjente.

Ministri rus i Industrisë Denis Manturov më 13 nëntor bisedoi me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme Peter Siarto për prodhimin e vaksinës ruse në Hungari, ku tashmë kanë filluar përgatitjet e kapaciteteve prodhuese.

Siarto tha se dërgesa e serive të vogla të vaksinës ruse Sputnik V në vend do të fillojë në dhjetor, kurse sasi më e madhe mund të pritet në janar.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like