Hoxha: Paguhen 182.3 milionë denarë për subvencione

Estimated read time 2 min read

Minsitri i bujqësisë pylltarisë dhe ekonimsë së ujrave Arjanit Hoxha përmes një publikimi në fejbuk njofton se sot, në llogaritë e 7,267 subjekteve, janë paguar afro 182.3 milionë denarë për subvencione.

Këto janë pagesa për fermerët që kanë mbajtur dhi femra dhe gjatë vitit të kaluar aplikuan dhe plotësuan kushtet për marrjen e mbështetjes financiare për masën 2.10 “pagesa shtesë direkte për kecat femër të mbajtur”. Me këtë pagesë, u jepen fonde të gjithë atyre që kanë aplikuar dhe plotësojnë ligjërisht kushtet për marrjen e fondeve përmes masës 1.1 A “pagesa direkte për prodhimin e materialit faror të certifikuar vendas të gjeneratës së parë dhe të dytë për drithërat, foragjeret ose kulturat industriale.”
Paralelisht me përpunimin e aplikacioneve për subvencion, përgatitja e kartave të subvencionuara të karburantit për makineritë bujqësore, ose të njohura më mirë si kartat “vaji jeshil”, është duke u zhvilluar. Vaji jeshil do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e kostove të prodhimit që kanë fermerët gjatë korrjes ose përgatitjes së korrjes së re. Kujdesi për agro-sektorin mbetet prioritet i kësaj Qeverie.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like