Hoxha nga Shkupi: Zotit do t’i lutem vetëm shqip

Estimated read time 2 min read

Hoxha Zekerija Idrizi nga Maqedonia me veprat e tij është i vecant në aplikimin, qasjen dhe ligjërimin e fesë Islame, njofton agjencia e lajmeve INA.

Së fundit ai ka shkruarvnjë tekst, ku thotë se Zotit do t’i lutet vetëm në gjuhën shqipe.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë:

ZOTIT DO T’I LUTEM VETËM SHQIP

Kam qenë për vizitë në shumë kisha e manastire shqiptare katolike e ortodokse, gjitha lutjet e ritualet bëheshin në gjuhë shqipe. Kam vizituar edhe shumë kisha gjermane e zvicerane (katolike dhe evangjeliste), gjitha lutjet bëheshin në gjuhë gjermane. Kam qenë në disa sinagoga, hebrenjtë lutjet i bënin në gjuhë hebreje. Vetëm në xhamitë tona lutjet bëhen në gjuhë arabe. Njashtu edhe nëpër shtëpi në 5 lutjet ditore. Edhe ftesa për lutje (ezani), bëhet ekskluzivisht në gjuhë arabe.
Do të shkoj të vdes nga kjo botë e këtë kurrë nuk kam për ta kuptuar. Nuk di pse në lutjet e mia më intime duhet t’i drejtohem Zotit në një gjuhë që nuk e kuptoj…
Për më keq, edhe lutjet te varrezat, në raste varrimesh bëhen në gjuhë arabe … Nga predikimet e hoxhallarëve kuptojmë që edhe në xhennet në amshim do të flitet arabisht (!!!?)…
Kjo është absurd, madje edhe tragji-komike!
Definitivisht Zotit do t’i drejtohem vetëm SHQIP dhe SHQIPTARISHT, sepse në këtë gjuhë të bukur e të ëmbël më krijoi 😊 …
ZOTI E BEKOFTË SHQIPTARINË!

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours