Hoxha: Qytetarëve t’u thuhet qartë, propozimi francez nuk mund të ndryshohet

Estimated read time 2 min read

“Nuk marr përsipër të komentoj çështjet historike të një bashkësie tjetër etnike, pavarësisht se këtë shoqëri e ndajmë bashkë. I vetmi mjet që ne të mund të kemi një qëndrim të unifikuar, në një kohë kur gjërat po ziejnë, është se duhet ta hapim atë rrugë drejt BE-së. Kemi një situatë për momentin, që janë ndryshime kushtetuese me përfshirjen e bullgarëve dhe të bashkësive të tjera etnike në kushtetutë. Se çfarë lloj dinamike do të ketë, shikoni nga askund Moldavia bëhet kandidate, është një orientim gjeopolitik dhe duhet ta shohim së bashku. Shikoni veriun e Kosovës, sa pak duhej atje. Në momentet historike, politikanët dhe liderët e vërtetë lënë mënjanë egon e tyre. Për propozimin francez, kemi ndryshime kushtetuese, të cilat janë çelësi për të hapur atë derë. Propozimi francez nuk mund të ndryshohet. Duhet thënë qartë qytetarëve se rruga ka nisur dhe duhet ndjekur. Është një hap i rëndësishëm për të hapur rrugën, e cila do të diskutohet më tej në rrugën e negociatave.”

Advertisement
, ka deklaruar Hoxha në Kanal 5.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours