Hoxha, Hasani dhe Mehmedi personalitetet më të lexuara në NMK – Post

Projekti mediatik NMK-POST.COM, edhe pse funksionon vetëm dy muaj, arriti të hyj mjaftë mirë në hapësirën mediatike. Si mjet informimi arritëm që për një kohë mjaft të shkurtër të krijojmë lexuesin tonë, duke krijuar besimin për informim të drejtë dhe të paanshëm. Në këtë drejtim, jemi përpjekur që si në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, të mbulojmë ngjarje dhe politikën ditore duke ju dhënë hapësirë të gjithë aktorëve dhe subjekteve politike, pa asnjë dallim.

Në këtë drejtim, redaksia e NMK-POST.COM analizoi të gjitha lajmet e publikuara, sipas të cilave do të publikojmë tre personalitetet më të klikuara. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujrave Arjanit Hoxha, Zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani dhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi janë eksponentët politik më të lexuar në NMK-POST.COM në vitin 2020.

Advertisement

Redaksia jonë shpreson që kjo traditë të vazhdoj dhe për çdo vit do të publikoj personalitetet më të lexuara.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like