Breaking News :

nothing found
01-02-2023

Gjysma e të rriturve në SHBA janë vaksinuar

Advertisement

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se gati 130 milionë njerëz, 18 vjeç e lart, kanë marrë së paku një dozë. Gjysma e të rriturve në SHBA kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.
Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se gati 130 milionë njerëz, 18 vjeç e lart, kanë marrë së paku një dozë.
Kjo do të thotë 50.4 përqind e popullsisë. Sipas burimit të njëjtë, gati 84 milionë të rritur, apo një e treta e popullsisë, janë vaksinuar plotësisht.
Dy vaksinat që përdoren aktualisht në SHBA, Pfizer/BioNTech dhe Moderna, duhet të jepen me nga dy doza, për të qenë sa më efektive. Vaksina e tretë Johnson&Johnson, që është pezulluar javën e kaluar, për shkak të disa raporteve se mund të shkaktojë mpiksje gjaku, jepet me një dozë të vetme.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 31 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 567,000 kanë humbur jetën. Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 141 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi tre milionë kanë vdekur dhe mbi 80 milionë janë shëruar./Nmk-post/

Advertisement

Read Previous

Lumir Abdixhiku përkujton heroin Sali Çekaj

Read Next

ZYRTARE: Barcelona njëra nga klubet themeluese të Superligës së re