OBSH tregon se sa është numri viktimave si pasoj e Covid-19 në të gjith Botën

Estimated read time 1 min read

Mbi 4 milionë persona kanë vdekur nga COVID-19. Shifrat janë bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë .

Por numri i viktimave po sipas organizates eshte me i madh se te dhenat zyrtare.

Shumë shtete janë duke raportuar për informacione shqetësuese. Varianti Delta i koronavirusit vazhdon të përhapet në mënyrë të frikshme duke shtyrë disa vende në Azi që të rikthejnë masat kufizuese. Ndërsa vendet e pasura po shkojnë drejt normalitetit.

“Bota është në një pikë të rrezikshme në këtë pandemi”, ka thënë shefi i OBSH-së,.

Japonia pritet të nisë zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, duke përfshirë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Tokio, vetëm disa javë para nisjes së Lojërave Olimpike Verore.

Advertisement

Organizatorët do të takohen më 8 dhe 9 Korrik për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të spektatorëve në këto Lojëra, pasi ka shqetësime se numri i madh i atletëve dhe turmat, mund të rrisin shkallën e infektimit.

Spektatorëve të huaj, u është ndaluar të marrin pjesë në këtë organizim.

Klan News

Advertisement
Advertisement

You May Also Like