ZYRTARE: Barcelona njëra nga klubet themeluese të Superligës së re

Edhe skuadra e Barcelonës tashmë ka dalë zyrtarisht pro krijimit të Superligës Evropiane. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Barcelona thotë se është njëra nga 12 skuadrat themeluese të Superligës së Evropës. Klube si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.
Formimi i Superligës vjen në një kohë kur pandemia globale ka përshpejtuar paqëndrueshmërinë në modelin ekzistues ekonomik të futbollit Evropian./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like