Gazetari nga Kosova: Feja Islame është ekstremiste në Kosovë – ka mbi 500 xhamia!

Estimated read time 2 min read

Në fundjavë në Deçan është formuar këshilli iniciues për formimin e lëvizjes për braktisjen vullnetare të fesë islame.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Zeqir Mehmetaj, i cili tha se në takimin përkatës ishin të ftuar personalitete të ndryshme. Kjo lëvizje ka ngjallur shumë debat, shumë komente dhe reagime pro dhe kundër dhe shumë prej tyre kanë reaguar edhe publikisht në rrjetet sociale.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, Mehmetaj tregoi se kjo nismë ka ardhur me kërkesë të vetë qytetarëve që kanë kërkuar shkëputjen nga islami, jo me detyrim po në mënyrë demokratike pasi e konsiderojnë si fe politike.

“E kanë shprehur vetë pjesëmarrësit me gojën e tyre, që nuk është e detyrueshme, është me preferencë që në mënyrë demokratike të largohen nga feja islame. Ka prodhuar efekt negativ se i gjithë opinioni dhe media në Kosovë… nuk kemi asnjë reagim institucional, nga institucione të fesë dhe as të shtetit. Kërkesa e tyre ka qenë që të largohen nga islami duke qenë se kjo është fe politike në Kosovë dhe që po i sjell dëme popullit të Kosovës. Në vitet e pas luftës islami është keqpërdorur dhe konsiderohet si fe politike. Ka mbi 500 xhami në Kosovë, thuhet që kanë ndryshuar në gjithçka, që nuk është ajo që ka qenë feja tradicionale, është bërë ekstremiste pas lufte”, tha gazetari./EuronewsAlbania

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours