Ja sa persona kanë humbur jetën ne Rripin e Gazes, nga fillimi i ofanzives

Më shumë se 5000 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite

Të paktën 5,087 palestinezë, përfshirë 2,055 fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha sot Ministria e Shëndetësisë së Gazës.

Në deklaratë shtohet se numri i të lënduarve është rritur në 15,273.

Vetëm në 24 orët e fundit, 436 palestinezë, nga të cilët 182 fëmijë, u vranë nga sulmet izraelite. Një pjesë e madhe e viktimave u vranë në sulmet në pjesën jugore të Rripit të Gazës, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e territorit palestinez të kontrolluar nga grupi “Hamas”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement