• 27-02-2021

Gazetari Furkan Saliu zbulon skandal në Fondin Pensional (VIDEO)

Gazetari i njohur, Furkan Saliu ka zbuluar një skandal në Fondin Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut.

Bashkëshorti i drejtoreshës së këtij institucioni, i cili më herët ka qënë i shkarkuar nga vendi i punës, tani siç duket për çdo ditë është prezent në zyrën e gruas së tij, përcjell in7.

“Qytetarët kanë halle dhe duhet zgjidhur”, i thotë mes tjerash bashkëshorti i drejtores së Fondit Pensional gazetarit Saliu. Por njëjti nuk iu përgjigj pyetjes se në çfarë mënyre “i ndreq hallet e qytetarëve” kur ai vetë nuk është i punësuar aty.

A mos vallë këtë e bën duke ndikuar tek bashkëshortja e tij?

Shikoni videon e plotë të publikuar nga gazetari i Klan Macedonia, Furkan Saliu.

Read Previous

Takohen Zaevi dhe Haradinaj në Shkup

Read Next

Florian Marku sherr në hotel me boksierin Anglez (VIDEO)

%d bloggers like this: