Takohen Zaevi dhe Haradinaj në Shkup

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Zoran Zaev, në Maqedoninë Veriore.

 

 

 

“Gjatë vizitës time në Shkup, takova mikun tim Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Biseduam për gjendjen politike në vendet tona, krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, temat e integrimeve euroatlantike dhe tema të tjera me interes për të dyja vendet.

Advertisement

 

 

 

U dakorduam të vazhdojmë kontaktet dhe bashkëpunimin për të avancuar më tutje marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka njoftuar Haradinaj./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like