Gazeta zvicerane u drejtohet shqip shqiptarëve: Ju lutem vaksinohuni!

Estimated read time 2 min read

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” në ballinë shkroi edhe disa fjalë shqip.
Arsyeja është thirrja për vaksinimin e komunitetit shqiptar që jeton në Zvicër, i cili raportohet se ndikoi në rritjen e numrit të infeksioneve me COVID-19.
“Ju lutem vaksinohuni!”, iu drejtua gazeta shqiptarëve.

Numri i pacientëve të shtrirë në spital në Zvicër është rritur me shpejtësi kohëve të fundit, sipas Patrick Mathys, menaxher i krizave në Zyrën Federale të Shëndetit Publik. Në një konferencë për media ai ka thënë se numri i pacientëve më koronavirus në spital ishte 30 herë më shumë që nga korriku. Sipas statistikave, të mërkurën mbi 26 përqind e të gjithë shtretërve të kujdesit intensiv ishin zënë nga pacientët me COVID-19, të cilët janë dukshëm më të rinj në moshë krahasuar me valën e parë.

Advertisement

Spitalet janë të shqetësuar sidomos për udhëtarët që po kthehen nga pushimet. Javën e kaluar, zëdhënësi i spitalit të kantonit St. Gallen tha për Blick se shumica e pacientëve nuk janë të vaksinuar dhe janë të kthyer nga pushimet.
Sipas statistikave, më shumë se një e treta e të shtruarve në spital kanë treguar se për pushime kanë qëndruar në një vend të Europës Juglindore në kohën kur e kanë marrë infeksionin, kryesisht në Kosovë ose Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like