• 29-07-2021

Gates parashikon rikthim të shpejtë të normalitetit tek vendet e pasura

epa07095341 Microsoft founder and co-founder of the Bill and Melinda Gates Foundation Bill Gates gestures as he talks during a conference about the innovations for a healthy future in Africa, at the Technical University (TU) in Berlin, Germany, 15 October 2018. Bill Gates is in Germany for the ‘World Health Summit’, which started in Berlin on 14 October and ends on 16 October. EPA/KAMIL ZIHNIOGLU

Miliarderi Bill Gates ka bërë një koment tjetër në lidhje me ecurinë e virusit, duke qenë se njihet dhe për parashikimet e tij mbi pandeminë.

Sipas mediave të huaja, Gates ka thënë se jeta mund te kthehet në normalitet diku nga gjysma e parë e vitit 2022, pasi sipas tij, vetëm atëherë mund të sigurohet shpërndarja e vaksinës në të gjitha vendet.

 

“Unë mendoj se ne do të mbledhim para dhe se do të kemi kapacitet prodhues, në mënyrë që të mund të vaksinojmë vendet e pasura në 2021 dhe pjesën tjetër të planetit në gjysmën e parë të 2022, në mënyrë që fundi i pandemisë të mund të ndodhë”, është shprehur Gates.

Ndërkohë, ai ka thënë se vendet e pasuar mund të fillojnë më herët kthimin në jetën normale, për shkak se do sigurojnë më shpejt vaksinat.

“Vendet e pasura do të kenë më shumë mbulim vaksinimi sesa vendet e tjera. Në atë mënyrë, vendet e pasura do të kthehen në normalitet”, thotë ai.

Bill Gates njihet shumë për parashikimet që ai ka bërë për pandeminë. Më herët, ai është shprehur se pandemia nuk do të përfundojë pa një vaksinë super-efektive si dhe në një parashikim tjetër tha se situata do të kthehej në normalitet vetëm verën e vitit 2021.

Read Previous

Prof. Musa Musai krah Halil Kastratit, përkrah aktivitet e tij!

Read Next

Djali i Adem Jasharit viziton memorialin e të atit: Nuk ka pikëpyetje për UÇK-në

%d bloggers like this: