• 26-02-2021

Gashi takohet me kryeparlamentarin Turk, Shentop

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga ish-ministri i Kulturës, aktualisht deputet i AlternAtivA-s, Hysni Ismaili, mbrëmë në Shkup ka realizuar takim me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop, përcjell nmk-post.

 

 

Në takim me Kryeparlamentarin Turk, Mustafa Shentop, u fol mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, marrëdhëniet politike-diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, si dhe raportet ndëretnike mes popullit turk dhe kombeve në Maqedoninë e Veriut.

 

 

Gjithashtu, temë e bisedës Gashi-Shentop ishte edhe procesi euro-atlantik i vendit dhe roli i rëndësishëm dhe i fuqishëm diplomatik i Republikës së Turqisë në raport me Ballkanin dhe, veçanërisht, me Maqedoninë e Veriut.

 

 

 

Kryeparlamentari turk, Shentop, shprehu mirënjohje dhe falënderime miqësore drejt kryetarit Gashi, duke theksuar rolin konstruktiv dhe efektiv të AlternAtivA-s, si parti e qendrës së djathtë, në ndërtimin e urave vëllazërore dhe miqësore mes shqiptarëve dhe turqve.

 

 

Ndryshe, në fund të takimit, të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen./Nmk-post/

Read Previous

Së shpejti vjen vaksina kundër COvid 19 – Bullgaria do t’i dhuroj për Maqedoninë e Veriut

Read Next

Prej sot nuk ka më baste online në Maqedoni

%d bloggers like this: