• 21-04-2021

Armë dhe drogë gjenden në një fshat të Tetovës

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se gjatë ditë së djeshme (02.03.2021) në fshatin Bërvenicë të Tetovës, pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë në bazë të urdhrit gjyqësorë, kanë kryer bastisje në shtëpitë dhe hapësirat ndihmëse të personit D.J. (47) dhe tek personi T.J.

“Gjatë bastisjes tek personi D.J. janë gjetur dhe konfiskuar disa qese me marijuhanë, një pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm si dhe më shumë se 40 plumba të kalibrit të ndryshëm. Kurse tek personi T.J. janë gjetur dhe konfiskuar 4 plumba”.

“Të njëjtit janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresa adekuate”.

/Derveni.info

Read Previous

Kuvendi nuk punon, ndërsa deputet harxhojne me mijëra euro

Read Next

2 padi penale dhe 12 arrestime për protestën e “Monstrës”, detaje të reja nga Prokuroria

%d bloggers like this: