Fyu Shqipërinë, dënohet me 8 vjetë e gjys burg minoritari grek

Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg në mungesë Mondi Kolilën, kryetar i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit. Kjo është hera e parë që një gjykatë shqiptare jep dënim për nxitje të urrejtjes dhe dhunës për fyerjet e simboleve kombëtare.

58-vjeçari Mondi Kolila, lindur e banues në Himarë me shtetësi shqiptare e kombësi greke me vendim të Gjykatës së Gjirokastrës është dënuar veprat penale “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”, “Shpërndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestimeve të paligjshme”. Megjithatë, ai ndodhet në Greqi dhe është shpallur në kërkim.

Dënimi për Kolilën ka ardhur për shkak se më 12 majit 2018 në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, në rrethin e Gjirokastrës oragnizoi një tubim për përvjetorin e Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut, për luftetarët e rënë në vitin 1914, nga Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit. Në këtë tubim kanë qënë të pranishëm rreth 30 persona ku shumica prej tyre kanë ardhur nga Greqia si dhe pjesëtar të komunitetit të fshatrave të Bashkisë Dropull kryesisht të fshatit Bularat. Fjalën e hapjes e ka mbajtur organizatori këtij tubimi, shtetasi Mondi Kolila kryetar i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit. Në këtë tubim janë mbajtur fjalime në lidhje me të ashtuquajturën çështje të Vorio Epirit ku janë shpërndare, libra në gjuhën greke që paraqesin rrethana e fakte historike disinformuese në lidhje me këtë çështje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive racave dhe fesë. Gjithashtu gjatë tubimit janë shpalosur dy flamuj grek me mbishkrimin 1914 (flamuj të Vorio Epirit), të cilët janë hequr mbas mbarimit të këtij aktiviteti, i cili ka zgjatur rreth 45 minuta. Për zhvillimin e këtij tubimi nuk është njoftuar policia vendore. Ky tubim është pasqyruar si lajm, nga disa media dhe gazeta online të përditshme shqiptare.

Advertisement

Në vitin 2018 Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetim pas materialeve referuese nga Drejtoria e Antiterrorit. Vendimi i dënimit të tij me 8 vjet e 6 muaj është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër më 11 shkurt të vitit 2021.

Ndërkohë videoja në fjalë u filmua edhe nga ekstremisti grek Konstantinos Kacifa, i cili u vra në Bularat nga forcat RENEA pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë në 28 tetor 2018./TopChannel

Advertisement
Advertisement

You May Also Like