A është formuar shumicë e re? Flet deputetja e VMRO-së

Sllavjanka Petrovska nga LSDM dhe Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE-ja, në Click Plus po debatojnë për shumicën e re parlamentare të paralajmëruar nga kreu i opozitares VMRO-DPMNE-, Hristijan Mickoski.

Stojanovska nga DPMNE, në Click Plus tha se këto janë vetëm njoftime dhe nuk ka asgjë zyrtare.

“Këto janë vetëm njoftime, nuk ka asgjë zyrtare. Por ne jemi në negociata me të gjithë ata që janë në një koalicion me shumicën qeverisëse në parlament, sepse ka pakënaqësi të madhe mes individëve dhe ne jemi dëshmitarë se kjo shumicë parlamentare nuk mund të funksionojë mirë dhe për shkak të kësaj parlamenti është bllokuar”, tha Stojanovska në TV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like