• 20-10-2021

Fitoi Kupën e Botës në 2006 me Italinë, sot i konfirmohet dënimi me 2 vite burg

Ish-sulmuesi i Juventus, Udineses dhe Kombëtares së Italisë, Vincenzo Iaquinta është dënuar me dy vite burg për armëmbajtje pa leje. Gjykata e ka gjetur fajtor ish-futbollistin në procesin gjyqësor të quajtur “Aemilia”. Ky operacion ishte një ndër më të mëdhenjtë për asgjesimin e mafias kalabreze të lidhur me eksponentët e Ndragetas.

Ish-sulmuesi akuzohet se i ka kaluar dy pistoleta ilegale të atit, me këtë të fundit që ka një të shkuar të errët me botën e krimit. I ati i Iaquintas u dënua me 19 vite, teksa Apeli uli dënimin në 12 vite.

Ish-kampionit të botës me Italinë, iu gjetën dy pistoleta dhe qindra fishekë. Sipas autoriteteve, armët ishin regjistruar por kalimi në përdorim te I ati I lidhur me mafian inkriminonte edhe ish-futbollistin. Nga ana e tij, Iaquinta i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për të dhe të atin, duke premtuar se do ta ndjekë këtë çështje edhe më tej. Vincenzo Iaquinta kaloi në 2007 nga Udinese te Juventus, ku luajti për pesë sezone, teksa ka qenë pjesë e Italisë në fitoren e Botërorit të 2006.

Read Previous

Prej sot, restorantet do të mbyllen në ora 18:00

Read Next

Zvicra mund ta heqë sot Maqedoninë e Veriut nga lista me rrezik të lartë

%d bloggers like this: