• 05-03-2021

Familja Jashari e falënderon Osmanin pasi i ndau Rifat Jasharit “Urdhërin e Lirisë”

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani për nderë të 28 nëntorit “Ditës së Flamurit”, i ka ndarë Rifat Jasharit “Urdhërin e Lirisë”.

Për këtë në emër të familjes Jashari, sot Bekim Jashari ka falënderuar Osmanin për respektin që ka treguar për këtë familje dhe në veçanti, Rifat Jasharit.

Ai ka treguar se Rifat Jashari për shkak të gjendjes me pandeminë, tash e sa kohë ndodhet në Gjermani.

“Në emrin tim dhe të familjes Jashari, falënderoj U.D Presidenten për nderin dhe respektin e treguar ndaj familjes sonë dhe në veçanti mixhës Rifat.Për shkak të gjendjes pandemike, mixha Rifat, tash e sa kohë ndodhet në Gjermani, por me mendje e me zemër edhe sot si në çdo ditë tjetër është me ne”, ka shkruar Bekim Jashari./Zëri

Read Previous

Ende nuk dihet se kur mali Sharr do të bëhet park nacional!

Read Next

Temperatura të larta në Sydney të Australisë, qytetarët dalin nëpër plazhe

%d bloggers like this: