Taravari: Ja kur përfundojnë negociatat për qeverinë e re!

Estimated read time 1 min read

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka deklaruar se pret që deri në fund të javës së ardhshme të arrihet marrëveshje rreth qeverisë së ardhshme.
Taravari ka shtuar se po mbizotëron atmosferë pozitive ndërmjet grupeve punuese të VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.
“Shpresoj se deri në fund të javës së ardhshme do të kemi marrëveshje për programin qeveritar dhe ndarjen e resorëve, gjegjësisht kush dhe ku do të jetë ministër. Ne si kryetar të partive kemi patur dy takime, më tej në mënyrë intensive punojnë grupet e punës, shpresoj deri të hënën do të dalim me program të përbashkët ndërsa deri të premten do të kemi praktikisht marrëveshje për qeverinë e re”, ka deklaruar Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like