• 16-05-2021

Ende nuk dihet se kur mali Sharr do të bëhet park nacional!

Ende nuk dihet se kur mali Sharr do të bëhet park nacional. Debati publik për këtë çështje ka mbaruar kurse Ministria e mjedisit tani po shqyrton të gjitha vërejtjet në zgjidhjen fillestare ligjore. Do të vlerësohet nëse vërejtjet e qytetarëve duhet të përfshihen në zgjidhjen ligjore të cilën ata do t’ia dërgojnë Qeverisë për miratim.

Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor

“Për procesin e konsultimit të opinionit, do të përgatitet raport i cili do të bëhet publik”

Ambientalistët mbështesin idenë që Sharri të bëhet park nacional. Mali është përballur me prerje të paligjshme dekada me radhë, me ndotje, ekspansion ndërtimor, rrezikim të florës dhe faunës dhe së fundmi me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.

Mali Sharr përfshin territore nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Në Kosovë, Sharri është mbi 30 vite park nacional kurse në vendin tonë është premtuar më shumë se 20 vjet. Për momentin, vetëm 9% e territorit të Maqedonisë ka status të parkut nacional. Bëhet fjalë për Pelisterin, Mavrovën dhe Galiçicën. Por edhe nëse mali Sharr do t’i shtohej kësaj liste, që do ta rriste përqindjen e zonës së mbrojtur në 12%, sërish do të ishte shumë më pak se standardi evropian. Vendi duhet të ketë mbi 20% të territorit të shpallur zonë të mbrojtur.

Read Previous

Milani nuk ndalet, mposht edhe Fiorentinën

Read Next

Familja Jashari e falënderon Osmanin pasi i ndau Rifat Jasharit “Urdhërin e Lirisë”

%d bloggers like this: