E gjithë Athina nga sot në “lockdown”

Numri në rritje i shtrimeve në spital dhe numri i të infektuarve rishtas me koronavirus e kanë vendosur Athinën në karantinë për një muaj të tërë, informon nmk-post. Situata e “lockdownit” në gadishullin e Atikës filloi në 6 të mëngjesit të sotëm, e ngjashme me atë që ishte në mars të vitit të kaluar.

Kishat dhe të gjitha dyqanet do të mbyllen përsëri, përveç farmacive, supermarketeve, furrave dhe pikave të karburantit.

Advertisement

“Vala e tretë e epidemisë” po mbërrin në Greqi, numri i njerëzve të sapo infektuar sot u rrit në 1,526, krahasuar me 638 të hënën, dhe gjysma e tyre janë në Athinë. 277 persona ishin intubuar në spitale./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like